Shqipërisë s’i ‘lejohet’ të luajë me fanellën e parë në ndeshjen ndaj Polonisë - Gazeta Express
string(75) "shqiperise-si-lejohet-te-luaje-me-fanellen-e-pare-ne-ndeshjen-ndaj-polonise"

Futboll

Gazeta Express

13/03/2026 19:01

Shqipërisë s’i ‘lejohet’ të luajë me fanellën e parë në ndeshjen ndaj Polonisë

Futboll

Gazeta Express

13/03/2026 19:01

Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të luajë me fanellën e parë – atë kuqezi – ndaj Polonisë.

“Kuqezinjtë” do të jenë të detyruar të luajnë me ‘uniformën’ e tretë, të gjitha të zeza, në ndeshjen e radhës kundër Polonisë.

Sipas raportimeve të fundit, UEFA ka refuzuar kërkesën për të përdorur fanellën e parë kuqezi, raporton “Top Channel”.

Megjithatë, kjo nuk duket pritet të jetë një e keqe e madhe, pasi historikisht fanella e tretë ka sjellë momente të veçanta për Shqipërinë jashtë vendit.

Në vitin 2015, me fanellën e tretë, Shqipëria fitoi në udhëtim ndaj Armenisë 3-0, duke siguruar kualifikimin e parë historik në Europian.

Në EURO 2016, fitorja e vetme ndaj Rumanisë prej 1-0) u arrit po me fanellën e tretë.

Më vonë, në Moldavi (1-1), Shqipëria e siguroi kualifikimin e dytë historik për EURO.

Në EURO 2024, barazimi 2-2 kundër Kroacisë ishte një tjetër moment i veçantë, gjithashtu me uniformën e tretë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement