Shqipëria zhvillon stërvitjen në Malaga, pasdite kthehen në Tiranë - Gazeta Express
string(65) "shqiperia-zhvillon-stervitjen-ne-malaga-pasdite-kthehen-ne-tirane"

Futboll

Gazeta Express

05/09/2025 15:51

Shqipëria zhvillon stërvitjen në Malaga, pasdite kthehen në Tiranë

Futboll

Gazeta Express

05/09/2025 15:51

Kombëtarja shqiptare zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit.

Lojtarët e aktivizuar përgjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë.

Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.