Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim - Gazeta Express
string(113) "shqiperia-zgjidhet-anetare-e-perkohshme-e-keshillit-te-sigurimit-ne-okb-per-here-te-pare-pas-65-vitesh-anetaresim"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 18:16

Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 18:16

Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit OKB për vitin 2022-2023. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Mësohet se në votim morën pjesë 190 vende, ndërsa vendi ynë u mbeshtet nga 175 vende anetare të OKB.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë. Shqipëria e merr mandatin në janar të vitit 2022. Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.