Shqipëria U21 luan sonte ndaj Bullgarisë, i lëndohen dy lojtarë - Gazeta Express
string(62) "shqiperia-u21-luan-sonte-ndaj-bullgarise-i-lendohen-dy-lojtare"

Shqipëria U21 luan sonte ndaj Bullgarisë, i lëndohen dy lojtarë

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 15:03

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë ditën e sotme një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë, pas sfidës së parë eliminatore ndaj Andorras, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian 2023, ku kuqezinjtë fituan me rezultatin 0-3.

Ekipi ka mbërritur ditën e diel në Bullgari, ku ka kryer disa seanca stërvitore nën drejtimin e teknikut Bushi.

Lexo Edhe:

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy mbrojtësit e Kombëtares U-21, Jorgo Pëllumbi dhe Marçelino Preka, të cilët kanë qenë të pranishëm në grumbullim me ekipin kanë pasur probleme fizike. Pas konsultave me stafin mjekësor, është arritur në përfundimin se dy lojtarët nuk do të mund të jenë të gatshëm për sfidën e sotme ndaj Bullgarisë. Nga grumbullimi me Kombëtaren janë larguar më parë edhe Armando Broja, Armando Dobra, Marko Molla dhe Mario Mitaj ndërsa i janë bashkuar ekipit Arlis Shala dhe Eldis Kraja.

Kjo ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë do t’i shërbejë trajnerit Bushi për të krijuar një ide më të qartë mbi lojtarët që do të ketë në vazhdim të rrugëtimit eliminator për kualifikueset e kampionatit Europian 2023.