Shqipëria "pushtohet" nga bora, akset ku duhet të bëni kujdes - Gazeta Express

Shqipëria “pushtohet” nga bora, akset ku duhet të bëni kujdes

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2020 16:55

Pasditen e sotme shumë zona të vendit janë zbardhur nga dëbora.

Si pasojë e reshjeve të dendura janë krijuar vështirësi në qarkullim për disa akse të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar detajet nga të gjitha qarqet e vendit që janë nën dëborë.

Sipas ARRSH bora është rikthyer në veri të Shqipërisë përkatësisht në rrethet e Dibrës, Kukësit, Shkodrës, Lezhës, Pukës, Peshkopisë dhe Tropojës.

Në Dibër dhe në aksin Bajram Curri- Valbonë trashësia e borës arrin deri në 40 cm por në këtë të fundit nuk rekomandohen zinxhirë.

Akset problematike sipas ARRSH janë Kuben- Vasie te Kalaja e Dodës ku rekomandohen zinxhirë për shkak të ngricës, borës dhe erës.

Po ashtu pjesërisht zinxhirët rekomandohet në akset Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë.

Njoftimi i ARRSH:

📍Njoftim për gjendjen e akseve
Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura 💦 kryesisht në veri ka pasur reshje bore 🌨️
Si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.
🚜 Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.
🚧 Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm.
👉Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.
⚠️ Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.
👉Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
✔️Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.
👉Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore🚦të ulin shpejtësinë 🚗 për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë.