Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Spanjë, në Valencia të Spanjës.
Në portë për Shqipërinë është Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana dhe Mario Mitaj.
Pllana debuton me Shqipërinë, pasi u ftua për herë të parë këtë muaj.
Në mesfushë do të luajnë Kristjan Asllani, Julian Shehu dhe Qazim Laçi. Ndërkohë, në repartin ofensiv janë Myrto Uzuni, Arbër Hoxha dhe Armando Broja.
Shqipëria synon një paraqitje pozitive në këtë test miqësor, duke i dhënë hapësirë disa emrave të rëndësishëm në formacionin startues.
Shqipëria: Strakoshja, Hysaj, Gjimshiti, Pllana, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Uuzni, Hoxha, Broja./GazetaExpress/