Shqipëria për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB, reagon Rama - Gazeta Express
string(70) "shqiperia-per-here-te-pare-ne-keshillin-e-sigurimit-te-okb-reagon-rama"

Shqipëria për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB, reagon Rama

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 19:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pasi Shqipëria u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. “LAJM I MIRË. Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023” shkruan Rama.

Shqipëria u zgjodh sot anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Lexo Edhe:

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi ishte i fshehtë.