Shqipëria nuk "çlirohet" nga shiu, parashikimi i motit për të martën - Gazeta Express
string(65) "shqiperia-nuk-clirohet-nga-shiu-parashikimi-i-motit-per-te-marten"

Shqipëria nuk “çlirohet” nga shiu, parashikimi i motit për të martën

Gazeta Express

29/09/2020 9:16

Moti për ditën e sotme do të sjellë kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat sjellin shira të izoluar në vend gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja përmirësojnë gradualisht motin duke zhvendosur vranësirat dhe shirat e izoluar përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.          

Lexo Edhe:

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.