Shqipëria në minus, 55-vjeçari sfidon ngricat, 350 metra not në plazhet e Vlorës - Gazeta Express
string(78) "shqiperia-ne-minus-55-vjecari-sfidon-ngricat-350-metra-not-ne-plazhet-e-vlores"

Shqipëria në minus, 55-vjeçari sfidon ngricat, 350 metra not në plazhet e Vlorës

Lajme

Gazeta Express

08/02/2023 16:53

Ka zgjedhur të sfidojë temperaturat e ulëta të këtij fillimshkurti në Vlorë duke u larë në det.

Është 55-vjeçari Gëzim Brahimi, i cili këtë paradite të ftohtë të së mërkurës notoi rreth 350 metra në një nga plazhet e Vlorës.

Lexo Edhe:

Ai thotë se prej 10 vitesh e ushtron ktë pasion, madje çdo fundjavë në çdo stinë të vitit bashkë me dy shokë të tij.

Brahimi thotë se gjatë kësaj kohe nuk është sëmurur asnjë herë, madje ai ka ushtruar notin edhe në kohën e pandemisë, ndërsa nuk ka bërë asnjë vaksinë kundër Covid-19.

Brahimi e thotë me zë të lartë se do te vijojë të bëjë të njëjtën gjë edhe ne vitet që vijnë për sa të ketë një shëndet të mirë.

Ndërkohë që pasioni i tij duket se është trashëguar edhe të dy djemtë e tij. /Oranews