Shqipëria në flakë, meteorologia tregon kur rikthehen reshjet - Gazeta Express
string(60) "shqiperia-ne-flake-meteorologia-tregon-kur-rikthehen-reshjet"

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 15:41

Shqipëria në flakë, meteorologia tregon kur rikthehen reshjet

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 15:41

Meteorologia Tanja Porja njofton se, pas valës së nxehtësisë me temperatura deri në 42°C, sot ka nisur ulja e temperaturave, që do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Ajo parashikon se nesër do të kemi 38-39°C, ndërsa nga e premtja, temperaturat do të ulen në 35-36°C. Megjithatë, në disa zona të izoluara, sidomos në veriperëndim, mund të mbeten temperaturat 38-39°C deri në fundjavë. Reshje shiu nuk priten deri më 23-24 gusht, kur pritet një periudhë me shi.