Shqipëria mungon në “Euro 2020”, por UEFA s’e harron - Gazeta Express
string(48) "shqiperia-mungon-ne-euro-2020-por-uefa-se-harron"

Gazeta Express

19/06/2021 11:45

Shqipëria mungon në “Euro 2020”, por UEFA s’e harron

Gazeta Express

19/06/2021 11:45

Kampionati Evropian ishte shumë më i veçantë pesë vite më parë, kur u mbajt në Francë, atje ku për herë të parë në histori, mori pjesë edhe Shqipëria.

Kombëtarja shqiptare, ani pse nuk arriti të kalojë grupin, la shije të mirë dhe ne veçanti, tifozët kuq e zi, të cilët dhuruan spektakël për të paktën dy javë si brenda, ashtu edhe jashtë fushe, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Golin e vetëm për Shqipërinë në atë Evropian e kishte shënuar Armando Sadiku, kundër Rumanisë, që ia kishte dhuruar fitoren Kombëtares.

Atë gol të bukur me kokë tani e ka kujtuar edhe UEFA përmes një postimi në rrjetet sociale.