string(69) "shqiperia-mposhtet-ne-ndeshjen-e-pare-te-kampionatit-europian-per-u17"

Sport

Gazeta Express

19/05/2025 20:23

Shqipëria mposhtet në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian për U17

Sport

Gazeta Express

19/05/2025 20:23

Shqipëria e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian për futbollistët deri në 17 vjet.

Ndeshjen e luajtur në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, Shqipëria U17 e humbi thellë 4:0 nga Portugalia të hënën.

Ndeshja Shqipëri U17 – Portugali U17, i takoi Grupit A.

Rafael Jose Mestre Quintas në minutën e 36-të shënoi golin e parë. Ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë portugezët realizuan edhe plot tre gola tjerë.

Mateus Souto Mide në minutën e 68-të shënoi nga penalltia për 2:0, kurse për rezultatin 3:0 u përkujdes Anisio Claudio Fernandes Reis Cabral.

Ai shënoi në minutën e 81-të, derisa golin e katërt në minutën e 92-të e shënoi Tomas Alves Soares.

Shqipëria merr pjesë në Evropian si nikoqire. Pas tri xhirove në fazën grupore, gjysmëfinalet zhvillohen më 29 maj në Elbasan e Tiranë. Finalja është më 1 qershor në Tiranë./GazetaExpress/