Shqipëria merr drejtimin e OSBE, Edi Rama këmbë për mbi këmbë në zyrën e re - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

06/12/2019 11:36

Shqipëria merr drejtimin e OSBE, Edi Rama këmbë për mbi këmbë në zyrën e re

Ballina

Gazeta Express

06/12/2019 11:36

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Bratislavës, në Sllovaki, ku Shqipëria pritet të marrë drejtimin e OSBE për vitin e ardhshëm.

Në një video të postuar live në profilin e tij në FB, kryeministri Rama duket se ndodhet në një zyrë me këshilltarin e tij për marrëdhënien me median dhe një tjetër person, duke u përgatitur për fjalimin që Rama do të mbajë për të pranishmit.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen në videon e postuar në faqen zyrtare të Facebook, që shihet nga miliona përdorues të rrjeteve sociale, është gjesti i kryeministrit, ku këmbët i ka vendosur mbi tavolinë, dhe i ul kur shërbimi i sjell kafen në zyrë.

“Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 ?? Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”.