Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol - Gazeta Express
string(107) "shqiperia-merr-drejtimin-e-komitetit-monitorues-te-interreg-europe-vendi-i-pare-kandidat-qe-mban-kete-rol-2"

Shqiperi

Gazeta Express

02/09/2025 21:01

Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

Shqiperi

Gazeta Express

02/09/2025 21:01

Për herë të parë, Shqipëria është vendi kandidat për Bashkimin Europian që merr drejtimin e Komitetit Monitorues të programit “Interreg Europe”, një zhvillim i konsideruar historik nga Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC).

Me 34 partneritete aktive dhe mbi 30 organizata shqiptare pjesëmarrëse në këtë program, vendi po jep një kontribut domethënës në fusha si tranzicioni i gjelbër, inovacioni territorial dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Në dhjetor 2025, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës së Komitetit, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga 36 vende europiane – një mundësi e rrallë për forcimin e partneriteteve dhe shkëmbimin e përvojave rajonale.

Drejtoresha e përgjithshme e SASPAC, Eridana Cano, e cilësoi kryesimin e Shqipërisë si një mundësi për të rritur rolin e vendit në vendimmarrjen europiane dhe për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët, bashkitë dhe komunitetet.