Shqipëria me rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike - Gazeta Express
string(70) "shqiperia-me-rritjen-me-te-larte-ne-europe-per-net-qendrimet-turistike"

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2025 10:05

Shqipëria me rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2025 10:05

Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike gjatë tremujorit të dytë 2025, me një zgjerim prej 32.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në periudhën prill–qershor në vend u regjistruan gjithsej 2,347,717 net-qëndrime. Rritja u nxitur kryesisht nga turistët e huaj, që shtuan qëndrimet me 34.2%, ndërsa ato të vendasve u rritën me 27.8% krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

Sa i përket llojit të akomodimit, hotelet dhe strukturat e ngjashme regjistruan 2,158,276 netë, me një rritje prej 31.7%. Në akomodimet e pushimit dhe qëndrimit afatshkurtër (shtëpi me qira, vila turistike, bujtina) u shënuan 170,755 netë, duke u rritur me 43.3%, ndërsa në kampingje u regjistruan 18,686 net-qëndrime, një rritje prej 47.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Europë

Në gjysmën e parë të vitit 2025, në Bashkimin Europian u regjistruan 1.279 milion netë qëndrimi në strukturat turistike, një rritje prej 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (1.249 milion).

Në nivel shtetesh, rritjen më të madhe e shënuan Malta (+12.7%), Letonia (+8.6%) dhe Polonia (+8.5%). Në të kundërt, Irlanda regjistroi një rënie prej -3.5%, ndërsa Gjermania (+0.2%), Suedia (+0.5%) dhe Belgjika (+0.9%) raportuan rritjet më të ulëta.

Vizitorët e huaj (jo-rezidentë të vendit, si nga BE ashtu edhe jashtë saj) përbënin gati gjysmën (48.0%) e të gjitha netëve të qëndrimit në gjysmën e parë të vitit 2025, me dallime të mëdha mes vendeve të BE-së. Pjesa më e lartë e netëve të qëndrimit të vizitorëve të huaj në fillim të vitit u regjistrua në Maltë (93.6%), Qipro (93.1%) dhe Kroaci (87.6%).

Në të kundërt, vizitorët e huaj përbënin më pak se një të pestën e netëve të qëndrimit në Gjermani (18.5%), Poloni (19.2%) dhe Rumani (20.2%).

Rritja e netëve të qëndrimit nga vizitorët e huaj në gjysmën e parë të 2025 ishte +3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pak më e lartë se rritja e netëve të brendshme (+1.7%).

Rritjet më të mëdha të netëve të qëndrimit të vizitorëve të huaj u regjistruan në Maltë (+13.0%), Letoni (+12.8%) dhe Finlandë (+12.3%). Në krahun tjetër, Irlanda (-6.1%), Suedia (-5.3%) dhe Gjermania (-2.9%) ishin të vetmet vende që përjetuan rënie. Monitor