Shqipëria mbyll përgatitjet në Tiranë për sfidën ndaj Serbisë, nesër udhëton drejt Nishit - Gazeta Express
string(88) "shqiperia-mbyll-pergatitjet-ne-tirane-per-sfiden-ndaj-serbise-neser-udheton-drejt-nishit"

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 18:19

Shqipëria mbyll përgatitjet në Tiranë për sfidën ndaj Serbisë, nesër udhëton drejt Nishit

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 18:19

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.

Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.