Shqipëria lëshon traun, karantinë e detyruar për shtetasit e Maqedonisë - Gazeta Express
string(70) "shqiperia-leshon-traun-karantine-e-detyruar-per-shtetasit-e-maqedonise"

Ballina

Gazeta Express

20/04/2021 15:41

Shqipëria lëshon traun, karantinë e detyruar për shtetasit e Maqedonisë

Ballina

Gazeta Express

20/04/2021 15:41

“Sot, në vendkalimin kufitar Qafëthanë, heshtje dhe mungesë turmash, pas vendimit të djeshëm të Shqipërisë fqinje, për të aplikuar karantinë dy-javore për të gjithë ata qytetarë nga Maqedonia e Veriut, që do të hyjnë në territorin shqiptar. Trarët e kufirit në anën shqiptare të kufirit do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 maj. Sot dhe në ditët në vijim derisa zgjasin masat, do të lëshohen vetëm kamionët.”

Derisa ishim në Qafëthanë, policia dhe doganierët shqiptarë, në përputhje me vendimin e Tiranës zyrtare për mbrojtje nga virusi korona, kthyen disa emigrantë nga Maqedonia, të cilët duhej vetëm të tranzitonin nëpër Shqipëri.

Lexo Edhe:

“Isha në Maqedoni dhe tani dua të shkoj në Kroaci. Çfarë të thanë se nuk mund të kalosh? Po, sepse ka një ndalim dhe ne nuk mund të hyjmë në Shqipëri. Ka 14 ditë karantinë. Do të kthehemi përsëri në Maqedoni në Gostivar”

U kthyen edhe qytetarë nga Lugina e Preshevës. Kishte gjithashtu njerëz me pasaporta nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk mund të hynin. Autoritetet tona kufitare konfirmojnë se ka shumë paqartësi në lidhje me kriteret se kush mund dhe kush nuk mund të hyjë në Shqipëri.

Ende nuk kemi njoftim nga autoritetet e policisë shqiptare se si çfarë do të ndih me shtetasit e huaj, që duan të kalojnë tranzit përmes Shqipërisë, si dhe me ata shtetas të huaj, që do të tranzitonin në aeroportin e Tiranës”, tha Zllatko Krusharoski, komandant i Stacionit të Policisë Qafëthanë.

Shumica e atyre që kaluan nëpër Qafëthanë sot ishin shoferë të kamionëve, sepse trafiku i mallrave zhvillohet normalisht. Ata që do të vendosin të shkojnë në Shqipëri duhet ta dinë se do të duhet të qëndrojnë në karantinë të detyrueshme dy-javore, me shpenzimet e tyre në një hotel, që do të caktohet nga shteti shqiptar.