Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar edhe sot me përgatitjet për ndeshjen e madhe ndaj Serbisë, të cilën e luan më 11 tetor në Leskovc.
“Kuqezinjtë” kanë zhvilluar stërvitjen e dytë me radhë, që nga grumbullimi i djeshëm, për ndeshjen e rëndësishme të këtij muaji ndaj Serbisë.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se në stërvitjen e sotme pothuajse gjithë lojtarët ishin në dispozicion të selektorit Sylvinho, përveç Enea Mihajt, i cili u stërvit i vetëm nga grupi.
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë nesër stërvitjen e radhës, teksa grupit do t’i bashkohet edhe Nazmi Gripshi.
Përveç ndeshjes me Serbinë, Shqipëria luan edhe ndaj Jordanisë, në ndeshje miqësore më 13 tetor./GazetaExpress/