Shqipëria nuk përfshihet në projektin pilot të Departamentit Amerikan të Shtetit që parashikon garanci financiare deri në 15 mijë dollarë për marrjen e vizave turistike dhe biznesi. Programi 12-mujor, që nis më 20 gusht, do të zbatohet fillimisht vetëm për qytetarët e Malawit dhe Zambias.
Burime nga Ministria e Jashtme shqiptare konfirmuan se vendi nuk është në listë dhe nuk ka njoftim për përfshirje në të ardhmen e afërt.
Masa synon të ulë shkeljet e afateve të qëndrimit, një problem që, sipas një raporti të vitit 2023, prek 42% të emigrantëve që hyjnë me vizë në SHBA.
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...