“Kuqezinjtë” vijojnë të jenë në vendin e dytë në Grupin K, por me pozitat që komplikohen tej mase.
Serbia mundi 3-0 Andorrën dhe kështu afrohet me vendin e dytë, pasi ndodhen vetëm një pikë më pak dhe kanë dy ndeshje më shumë për të luajtur.
Nga ana tjetër, Anglia duket se është ‘arratisur’ në vendin e parë, me duelin në grup që tashmë bëhet vetëm për vendin që të çon në “play off”.
Sfida e radhës së Shqipërisë do të jetë kundër Letonisë në “Arenën Kombëtare” më 9 shtator.
Tabela: