Shqipëria ia dërgon amerikanëve "dëshminë" që tregon se e kanë ratifikuar marrëveshjen për Bordin e Paqes - Gazeta Express
string(103) "shqiperia-ia-dergon-amerikaneve-deshmine-qe-tregon-se-e-kane-ratifikuar-marreveshjen-per-bordin-e-paqes"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 8:07

Shqipëria ia dërgon amerikanëve “dëshminë” që tregon se e kanë ratifikuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 8:07

Shqipëria ka depozituar pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dokumentin zyrtar që vërteton ratifikimin e “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes”.

Bëhet fjalë për Instrumentin e Ratifikimit, i cili përbën aktin formal që dëshmon se procedurat kushtetuese në vend janë përmbyllur dhe se marrëveshja ka marrë fuqi të plotë juridike nga pala shqiptare.

Ambasada e Shqiperinë në SHBA, ka publikuar edhe dokumentin e ratifikimit, të nënshkruar nga Minidtrja për Evropën dhe Punë të Jashtme, Elisa Spiropali.

Sipas njoftimit, depozitimi i këtij dokumenti pranë autoriteteve amerikane shënon finalizimin e angazhimit të ndërmarrë nga Shqipëria në këtë iniciativë, duke konsoliduar rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Ky hap formalizon përfundimisht angazhimin tonë në këtë iniciativë të rëndësishme dhe përfaqëson një tjetër moment domethënës në thellimin e rolit të Shqipërisë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”

Autoritetet shqiptare e konsiderojnë këtë hap si një moment domethënës në forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në thellimin e angazhimit të vendit në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement