string(80) "shqiperia-i-mbyll-pergatitjet-gjithcka-gati-per-ndeshjen-e-pare-ndaj-portugalise"

Futboll

Gazeta Express

19/05/2025 13:37

Shqipëria i mbyll përgatitjet, gjithçka gati për ndeshjen e parë ndaj Portugalisë

Futboll

Gazeta Express

19/05/2025 13:37

Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e parë historike në Kampionatin Europian U-17 kundër Portugalisë.

Ekipi Kuqezi i mbylli pasditen e djeshme përgatitjet. Të gjithë lojtarët, nën urdhrat e trajnerit Andrea Tedesco, u stërvitën normalisht dhe janë të gatshëm për sfidën me Portugalinë.

Ndeshja e parë e Grupit A, Shqipëri – Portugali do të zhvillohet sonte në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 18:00.

Përballja tjetër e Grupit A, Gjermani – Francë, luhet po ashtu sot në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:30.

Biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 vazhdojnë të shiten online në ebileta.al, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Në “Arenën Kombëtare” pritet një atmosferë shumë e zjarrtë për ndeshjen e parë të Shqipërisë, ku përpara fillimit të takimit do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.