Shqipëria goditet sërish nga tërmeti


load
Gazeta Express
11 Tetor 2019 12:47

Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në vendin tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një tërmet me magnitudë 3.2 ka lëkundur vendin, ndërkohë që epiqendrën e ka pasur në Shumat, Dibër me një thellësi prej 9 kilometrash.

Nuk raportohet për dëme materiale.

Kujtojmë që rreth 3 javë më parë Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm i cili veç dëmeve të mëdha materiale pati dhe disa të plagosur.

Ndërkohë që zona e Tiranës dhe Durrësit pësoi dy ditë tmerri.

Te fundit


Kthehu lart