Shqipëria pritet të hapë brenda qershorit Grupkapitullin 4 të negociatave me BE-në, që përfshin “Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme”. Presidenca e BE-së i ka kërkuar tashmë Tiranës të paraqesë pozicionin negociues për katër kapituj kyç: transportin, energjinë, rrjetet trans-evropiane dhe mjedisin.
Ky zhvillim konfirmon progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe forcon besimin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
Deri tani janë hapur 4 grupkapituj dhe me këtë hap, mbetet vetëm një i fundit: “Bujqësia dhe Kohezioni”.