Shqipëria do t’i shpërblejë me deri në tri paga punonjësit që luftuan kundër zjarreve - Gazeta Express
string(84) "shqiperia-do-ti-shperbleje-me-deri-ne-tri-paga-punonjesit-qe-luftuan-kunder-zjarreve"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 8:21

Shqipëria do t’i shpërblejë me deri në tri paga punonjësit që luftuan kundër zjarreve

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 8:21

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Virgu ka bërë të ditur se do të shpërblehen me 1 deri në 3 paga mujore punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve

Ai ka bërë të ditur se ky vendim është miratuar në Këshillin e Ministrave.

Postimi i plotë:

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve

Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
Policisë së Shtetit;
Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;
Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.

Një vlerësim për misionin e tyre fisnik dhe në shumë raste vetëmohues, në luftën e pabarabartë kundër flakëve