Shqipëria “digjet” në fundjavë, termometri do të shënojë 40 gradë - Gazeta Express
string(62) "shqiperia-digjet-ne-fundjave-termometri-do-te-shenoje-40-grade"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2022 21:21

Shqipëria “digjet” në fundjavë, termometri do të shënojë 40 gradë

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2022 21:21

Temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në vend dhe gjatë fundjavës si pasojë e të nxehtit afrikan.

Nga 18 qytete, 14 do të kenë temperaturën maksimale mbi 35 gradë Celcius, madje termometri pritet të arrijë edhe 40 gradë në zona të caktuara.

Lexo Edhe:

Temperaturat vijojnë si më poshtë:

Gjirokastra dhe Elbasani e deri në 40 gradë Celcius

Tirana,Shkodra dhe Berati 39 gradë Celcius

Durrësi, Fieri e Saranda 38 gradë Celcius

Lezha dhe Vlora 37 gradë Celcius

Kukësi e Burreli 36 gradë Celcius

Temperaturat maksimale më të ulëta do të regjistrohen në Ersekë me 32 gradë.

E premte

Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në disa zona termometri të shkojë deri në 39°C, por parashikohet që gjatë pasdites të këtë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore duke rrezikuar momente të shkurtra me rrebeshe shiu. Po ashtu, edhe nata do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

E shtunë

Depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojë në vendin tonë sërish, mot të kthjellet dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në ekstremin verior duke rrezikuar rrbeshe shiu. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur

vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

E diel

Vendi ynë, mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjate gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore, por nuk

priten reshje. Përqindja e lartë e lagëshitrës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke i luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi max 40 km/h.