Aman Sehrawat i Indisë kaloi në gjysmëfinalen e kategorisë së mundjes së lirë deri në 57 kg, duke mposhtur në çerekfinale Abakarov.
Në daljen e tij të parë në tapet, mundësi çeçen që përfaqëson vendin tonë arriti të fitojë në momentet e fundit përballë rivali të tij nga Guinea-Bisau, shkruan tch.
Vlen për t’u theksuar se Shqipëria ka mbetur në olimpiadë me tre sportistë të vetëm, Abakarov, Dudaev dhe Valiev, tre mundës që dikur garonin për Rusinë dhe sot nën ngjyrat e flamuri kuqezi, janë jo thjeshtë garues, por mes pretendentëve për t’i dhënë medaljen e parë olimpike vendit tonë.