Kombëtarja e Shqipërisë ka zbarkuar në stadiumin “Dubocica” në Serbi, mirëpo i mungon flamuri.
Flamuri kombëtar nuk është vendosur nga Federata e Futbollit e Serbisë në këtë stadium, në stërvitjen zyrtare të kombëtares shqiptare.
Megjithatë, në stadium, në ekran është shkruar “Mirë se erdhët” në gjuhën shqipe, raporton “Top Channel”.
Sfida Serbi – Shqipëri do të luhet në orën 20:45 të shtunën dhe i përket kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.
Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë në këto eliminatore ishte luajtur në Tiranë, dhe kishte përfunduar pa gola 0-0./GazetaExpress/