Shqipëria dekoron me 'Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional' të gjithë trupat që ndihmuan pas tërmetit - Gazeta Express
string(103) "shqiperia-dekoron-me-medaljen-e-arte-per-vleresim-profesional-te-gjithe-trupat-qe-ndihmuan-pas-termetit"

Gazeta Express

11/12/2019 19:30

Shqipëria dekoron me ‘Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional’ të gjithë trupat që ndihmuan pas tërmetit

Gazeta Express

11/12/2019 19:30

Gjatë takimit të sotëm me ambasadorët e huaj në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dekoroi me “Medalje të Artë” ekipet e kërkim-shpëtimit që ju gjenden pranë vendit tonë pas tërmetit të 26 nëntorit.

‘Medalja e Artë për Vlerësim Profesional’ iu dha forcave të Kosovës, Italisë, Turqisë, Francës, Izraelit, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Zvicrë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo Edhe:

“Sot edhe më i vogël përballë shembullit të heronjve, njerëzve të zakonshëm të vendeve nga erdhën, që sikur erdhën, ikën, si engjëj mbrojtës dhe prandaj këtu nuk bëhet fjalë për lartësi as fizike dhe as politike dhe as shoqërore por për atë që ishte thellësia dhe lartësia e brendshme, e heroizmit të jashtëzakonshëm. Kjo do të luajë në raport me fqinjët se të gjitha historitë që na janë treguar apo ngatërruar që na janë trashëguar dhe më tepër rol në raportin tonë me vetveten. Një medalje nuk do të thotë asgjë, por është një medalje që jepet për herë të parë, ka kohë që është bërë, por nuk është dhënë kurrë më parë, pasi është një medalje që është e vështirë ‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’.

Por lum ata që do ta marrin më mbrapa dhe do të renditen në radhën e atyre që janë pas këtyre trupave që për na përkushtimi dhe aftësitë profesionale janë ndër gjerat më të çmuara dhe dua që t’iu lutem që t’i përcillni bashkë me medaljet të gjithë komandantëve të këtyre trupave shprehën më të ndjerë të mirënjohjes në emër të popullit shqiptar dhe urimin më të madh për një vit sa më të lumtur në familjen e tyre. Kjo medalje kuqezi që është shprehje e dhimbjes dhe vlerësimit. Dua marrë një masa paraprake të një ndjesë nëse ndonjë merr të tjetrit do të thoja se edhe ngatërresa shkon në të njëjtin drejtim. Nëse ambasadorit të Serbisë do i bjerë medalja e Kosovës apo e Izraelit të Turqisë merreni si një lapsus dhe jo provokacia. Të gjitha medaljet janë të arta dhe dua ta filloj nga Kosova dhe ti kaloj medaljen për FSK-në dhe zjarrfikëseve” tha Rama.