Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë të muajit qershor – pas barazimit pa gola në Tiranë me Serbinë para dy ditësh.
“Kuqezinjtë” e Sylvinhos u ndalen nga Letonia si mysafirë me shifrat prej 1-1.
Mundësinë e parë në ndeshje për të dalë në avantazh e pati Letonia, e cila e humbi penalltinë në minutën e 21-të, të cilën në fakt e priti Thomas Strakosha.
Shtatë minuta më vonë, Shqipëria shënoi me ndihmën e kapitenit të Letonisë, që shënoi autogol.
I njëjti doli përsëri në skenë, për të shënuar golin e barazimit për Letoninë në minutën e 49-të të pjesës së parë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe pati shumë pak raste të mira shënimi.
Ky është barazimi i dytë radhazi i Shqipërisë në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës të vitit 2026, pas atij me Serbinë, dhe kështu shkon në kuotën e pesë pikëve./GazetaExpress/