Shqipëria barazoi në ndeshjen me Kroacinë, reagon Rama: Kjo quhet krenari! - Gazeta Express
string(71) "shqiperia-barazoi-ne-ndeshjen-me-kroacine-reagon-rama-kjo-quhet-krenari"

Shqipëria barazoi në ndeshjen me Kroacinë, reagon Rama: Kjo quhet krenari!

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2024 18:10

Shqipëria në ndeshjen me Kroacinë ka dalë me rezultatin 2-2, nga ku fitoi dhe pikën e parë në Europian.

Lidhur me këtë arritje të kuqezinjve ka reaguar në llogarinë e tij në “Facebook” kryeministri Edi Rama, ku shprehet mjaft krenar për rezultatin.

Lexo Edhe:

Rama ka përgëzuar djemtë e Kombëtares, por gjithashtu dhe tifozët shqiptarë që kanë “pushtuar” stadiumin.

“Kjo quhet krenari. Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”, shkruan kryeministri Rama.