Shqipëria arrin në finale të Eurovision - Gazeta Express
string(39) "shqiperia-arrin-ne-finale-te-eurovision"

Shqipëria arrin në finale të Eurovision

Muzike

Gazeta Express

11/05/2023 23:02

Këngëtarja kosovare, Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë arritur në finale të Eurovision me këngën “Duje”

Gjysmëfinalja e dytë e këtij eventi u mbajt sonte, duke filluar nga ora 21:00, kurse Shqipëria ishte e 14 në paraqitje.

Pas votimeve, ku kësaj radhe mund të bëheshin edhe nga Kosova, Albina arriti finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, më 13 maj në Liverpool duke u rënditur e para.

Po Shqipërisë në finale kanë arritur edhe: Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia. /GazetaExpress/