Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, reagon Meta - Gazeta Express
string(61) "shqiperia-anetare-e-keshillit-te-sigurimit-ne-okb-reagon-meta"

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, reagon Meta

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 19:36

Presidenti Ilir Meta e cilëson mision mjaft të rëndësishëm periudhën që Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kreu i shtetit shkruan se sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira.

Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.

Lexo Edhe:

Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme” shkruan ai.

Shqipëria u zgjodh sot anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.