Tiranë/ Sendi bie nga ballkoni dhe godet fëmijën në kokë, 9-vjeçari përfundon në spital - Gazeta Express
string(85) "tirane-sendi-bie-nga-ballkoni-dhe-godet-femijen-ne-koke-9-vjecari-perfundon-ne-spital"

Shqiperi

Gazeta Express

16/06/2025 13:19

Tiranë/ Sendi bie nga ballkoni dhe godet fëmijën në kokë, 9-vjeçari përfundon në spital

Shqiperi

Gazeta Express

16/06/2025 13:19

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në zonën e Shkozës, ku një fëmijë 9-vjeçar ka përfunduar në spital pas një goditjeje në kokë nga një send i fortë i hedhur nga një ballkon. Ngjarja ndodhi në mënyrë të pakujdesshme nga një 20-vjeçare, e cila tani po përballet me ndjekje penale.

Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale dhe fëmija, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vajza e re, e identifikuar si K. H., është proceduar në gjendje të lirë me akuzën për dëmtim nga pakujdesia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. H., 20 vjeçe, pasi në Shkozë, dyshohet se aksidentalisht ka hedhur nga ballkoni i banesës një send të fortë dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 9 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi zyrtarisht policia.