Në Mat vijon operacioni i kërkimit për nxjerrjen e automjetit nga liqeni, me të cilin udhëtonte Renis Dobra, 23 vjeç, i gjetur i pajetë më 9 qershor. Polumbarët e forcave RENEA kanë nisur kërkimet që prej orës 13:00 të ditës së sotme, ndërsa vështirësitë janë të mëdha për shkak të thellësisë prej 17 metrash dhe errësirës në ujë.
Dobra dyshohet se është vrarë dhe më pas është hedhur në liqen, i lidhur me litar. Grupi hetimor shpreson se brenda automjetit mund të gjenden prova që çojnë në identifikimin e autorëve, pasi ekziston dyshimi se ai është marrë peng përpara se të mbytej.