string(52) "gjykata-e-posacme-dergon-per-gjykim-dosjen-partizani"

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2025 14:15

Gjykata e Posaçme dërgon për gjykim dosjen “Partizani”

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2025 14:15

Pas një sërë zvarritjesh dhe seancash paraprake, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që dosja e njohur si “Partizani” të kalojë për gjykim në themel.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, do të përballet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Fjorela Davidhi, e cila pranoi kërkesën e SPAK për të çuar çështjen në gjykim. Përveç Berishës dhe Malltezit, në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe ndërtuesi Fatmir Bekteshi, noterja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Dosja “Partizani” lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv në Tiranë dhe ngritjen aty të kullave shumëkatëshe, një proces që, sipas SPAK, është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe përfitime të paligjshme.