Policia e Shtetit njoftoi ditën e sotme se është drejt finalizimit të një tjetër faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas autoriteteve, pritet që pasditen e sotme të kryhet me sukses ekstradimi nga Dubai i të shumëkërkuarit Florenc Çapja, 44 vjeç, banues në Elbasan.
Florenca Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e babë e bir Nezir dhe Gentian Beqiri, krim i ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.
Gjithashtu ai kërkohet nga drejtësia shqiptare për tentativën e vrasjes së ish-policit të rrugores, Fadil Mema në vitin 2006.