Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Astir premtoi se për të rinjtë që duan të shkojnë në universitete do të hiqet mesatarja. Berisha gjithashtu thase çiftet që do bëhen me tre fëmijë nuk do paguajnë asnjë qindarkë kredi, por do ua paguajë shteti.
“U jap fjalën këtyre të rinjve se mesatarja për universitet do hiqet që vitin që vjen. Në shtator nuk do ketë mesatare.
Se tarifat do të jenë 4 herë më të ulëta. Se bursa do jetë 200 euro.
Se pas mbarimit të shkollës, çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë do t’i paguhet një vit sigurimet e tij shoqërore dhe të gjitha shpenzimet për kualifikimet e tyre.
Të rinjtë që dëshirojnë të hapin biznese do përfitojnë grante, kredi të buta dhe për çdo çift të ri një çati. Qeveria do garantojë grante 30 mijë euro me të cilat çiftet e reja do paguajnë interesin e kredisë.
Çiftet që bëhen me tre fëmijë nuk do paguajnë asnjë qindarkë kredi, do ua paguajë shteti.”, tha Berisha.