Aksident në aksin e vjetër Laç-Mamurras, humb jetën një person, plagoset një tjetër (EMRAT) - Gazeta Express
string(87) "aksident-ne-aksin-e-vjeter-lac-mamurras-humb-jeten-nje-person-plagoset-nje-tjeter-emrat"

Aksident në aksin e vjetër Laç-Mamurras, humb jetën një person, plagoset një tjetër (EMRAT)

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2023 9:00

Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën, teksa është plagosur një tjetër si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në Kurbin.

Lexo Edhe:

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi Alban Miloti ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi Elvis Doçi ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Gazeta Express