Delegacioni i Forcës Ajrore Shqiptare, i kryesuar nga Gjeneralmajor Ferdinant Dimo, Komandant i FAj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi.
Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar u prit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, Selçuk Bayraktaroglu si dhe nga Komandanti i Forcës Ajrore Turke, Ziya Cemal Kadıoglu, shkruan atsh, transmeton KosovaPress.
Takimet u fokusuan në mundësi konkrete bashkëpunimi në fushat e aviacionit ushtarak, teknologjive moderne dhe mbështetjes teknike, si dhe në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes dy forcave ajrore.
Delegacioni shqiptar zhvilloi gjithashtu vizita në kompani kryesore të industrisë së mbrojtjes, ku u njoh nga afër me teknologjitë më të avancuara në aviacion, sisteme pa pilot dhe mbështetje logjistike.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...