Shqipëri – Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike - Gazeta Express
string(83) "shqiperi-turqi-bashkepunim-ne-aviacionin-ushtarak-teknologji-dhe-mbeshtetje-teknike"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 13:15

Shqipëri – Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 13:15

Delegacioni i Forcës Ajrore Shqiptare, i kryesuar nga Gjeneralmajor Ferdinant Dimo, Komandant i FAj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar u prit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, Selçuk Bayraktaroglu si dhe nga Komandanti i Forcës Ajrore Turke, Ziya Cemal Kadıoglu, shkruan atsh, transmeton KosovaPress.

Takimet u fokusuan në mundësi konkrete bashkëpunimi në fushat e aviacionit ushtarak, teknologjive moderne dhe mbështetjes teknike, si dhe në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes dy forcave ajrore.

Delegacioni shqiptar zhvilloi gjithashtu vizita në kompani kryesore të industrisë së mbrojtjes, ku u njoh nga afër me teknologjitë më të avancuara në aviacion, sisteme pa pilot dhe mbështetje logjistike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement