Qeveria shqiptare ka miratuar një skemë të re subvencionimi për ujin e pijshëm, që synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në nevojë. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, përfituesit e ndihmës ekonomike dhe kategori të tjera sociale do të mbështeten me 5 metër kub ujë në muaj falas, së bashku me tarifën fikse, kanalizimet dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
Përfitimi është automatik dhe nuk kërkon aplikim nga qytetarët. Bashkitë do të dërgojnë listat e përfituesve pranë shoqërive ujësjellës-kanalizimeve, të cilat janë të detyruara të aplikojnë uljen përkatëse në faturat mujore.Skema mbulon familjet që marrin ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët pa të ardhura të mjaftueshme, si dhe individët pa mbështetje familjare. Nëse shoqëritë ujësjellës nuk kanë kontratë performace me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), ato janë të detyruara të zbatojnë skemën, ndërsa kostot do t’i përballojnë vetë.Masat e reja përbëjnë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në mbështetjen sociale, duke e konsideruar ujin e pijshëm si një e drejtë bazë dhe domosdoshmëri jetike për çdo familje.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...