Është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Fierit në Shqipëri, i cili përfshiu gjithsej 586 kuti votimi.
Rezultati final nuk solli ndryshim në shpërndarjen e mandateve mes partive, por shkaktoi një lëvizje brenda listës së Partisë Socialiste. Deputetja Zegjine Çaushi ka humbur mandatin, ndërsa vendin e saj në Kuvend do ta marrë Maldrita Bardho. Diferenca mes tyre ishte vetëm 10 vota.Rinumërimi u krye pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ankesave për parregullsi në procesin e numërimit të parë. Ky zhvillim shihet si një nga rastet e rralla kur brenda së njëjtës parti ndodh një përmbysje e tillë me një diferencë kaq të ngushtë.