Protesta 3 orëshe e opozitës në Tiranë, Sali Berisha lëndohet me spray në sy, 6 policë të lënduar - Gazeta Express
string(139) "shqiperi-pd-3-ore-proteste-me-molotove-fishekzjarre-dhe-flamurin-gjerman-berisha-lendohet-me-spray-ne-sy-6-efektive-te-policise-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 22:38

Protesta 3 orëshe e opozitës në Tiranë, Sali Berisha lëndohet me spray në sy, 6 policë të lënduar

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 22:38

Prej më shumë se tre orësh, mbështetësit e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetë të djathtë, protestuan në Tiranë.

Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti pak para orës 18:00 në selinë blu, i veshur sportiv. Pas një takimi rreth 40 minutash, lideri nisi marshimin bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë. Tubimi i sotëm nuk nisi me fjalime, por me molotovë drejt godinave.

Pas Kryeministrisë, u sulmua me molotovë ministria e Brendshme, e Infrastrukturës dhe selia e PS, ndërsa u dogj edhe një makinë policie. Ndërkohë Policia e Shtetit u kundërpërgjigj me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të ndarë turmën.

Sali Berisha u lëndua nga një spray në sy, ndërsa pati edhe probleme me frymëmarrjen. Kreu i PD u largua në drejtim të banesës së tij, dhe u rikthye sërish me maskë kundër gazit lotsjellës. Të lënduar nga kjo protestë mbetën edhe 3 efektivë policie, ndërsa iu vu flaka edhe automjetit të policisë dhe një autoboti uji.

Në përfundim të tubimit, Berisha mbajti edhe një fjalim, ku tha se “protesta e radhës do të jetë edhe më e shkëlqyer”. /Top Channel

Advertisement
Advertisement
Advertisement