Shqipëri: Mbi 112 mijë nxënës më pak në një dekadë - Gazeta Express
string(49) "shqiperi-mbi-112-mije-nxenes-me-pak-ne-nje-dekade"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 10:24

Shqipëri: Mbi 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 10:24

Arsimi parauniversitar në Shqipëri po përballet me tkurrje të ndjeshme të numrit të nxënësve. Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2015 deri më 2025, në bankat e shkollave janë ulur mbi 112 mijë nxënës më pak, që përbën një rënie prej 31%

Shkaqet kryesore lidhen me uljen e lindshmërisë dhe emigracionin masiv të familjeve. Fenomeni është përkeqësuar pas pandemisë, duke prekur pothuajse të gjitha nivelet e arsimit.

Kopshte: ulje me 8% nga 2020 në 2025

Shkolla fillore (klasat 1-4): rënie me 14%

Cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9): rënie me 11%

Arsimi i mesëm: rënie me 17% (gimnazet -19%, arsimi profesional -11%)

Viti i ri shkollor 2025-2026 nis sot me rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues. Ministria e Arsimit njoftoi se 236 mijë nxënës do të përfitojnë tekste falas, ndërsa janë hapur 30 shkolla të reja apo të rehabilituara, si dhe mbi 300 laboratorë SMART e terrene sportive.

Megjithatë, statistikat tregojnë qartë një tranzicion të fortë demografik: në fillim të viteve ’90 një grua shqiptare sillte mesatarisht mbi 3 fëmijë, ndërsa sot ky tregues ka zbritur nën 1.5 fëmijë për grua.