Shqipëri: Grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge, 20 vite burg për dy persona - Gazeta Express
string(81) "shqiperi-grup-i-strukturuar-kriminal-dhe-trafik-droge-20-vite-burg-per-dy-persona"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 18:37

Shqipëri: Grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge, 20 vite burg për dy persona

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 18:37

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për procedimin penal nr.108 të vitit 2024, duke shpallur fajtorë Gëzim Bakallin, i njohur edhe si Shkëmbim Cërmanji, dhe Erjon Locin.

Bakalli u dënua për trafikim narkotikësh, drejtim të grupit të strukturuar kriminal dhe falsifikim dokumentesh, me një dënim të bashkuar prej 19 vitesh burg, i reduktuar në 12 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai do ta vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Erjon Loci u dënua për prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, me 12 vite burg, të reduktuara në 8 vite. Edhe ai do të vuajë dënimin në një IEVP të sigurisë së lartë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement