string(84) "shqiperi-e-shqetesonte-e-lehura-e-qenit-te-fqinjeve-i-plagos-me-arme-ciftin-ne-oborr"

Shqiperi

Gazeta Express

06/06/2025 14:13

Shqipëri/ E shqetësonte e lehura e qenit të fqinjëve, i plagos me armë çiftin në oborr

Shqiperi

Gazeta Express

06/06/2025 14:13

Një konflikt mes fqinjëve ka përfunduar me plagosjen e dy personave këtë të premte fshatin Gosë në Rrogozhinë.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Shpëtim Osma, i cili ka qëlluar me armë zjarri mbi çiftin e bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha, fqinjët e tij. Si pasojë, burri është plagosur në këmbë, ndërsa gruaja në bark. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 të paradites, ku dyshohet se sherri nisi për motive të dobëta. Sipas deklarimeve të para të autorit para hetuesve, shkak për konfliktin ishte qeni i çiftit Disha, i cili sipas tij e shqetësonte vazhdimisht me lehjen. Osma ka pretenduar se kishte paralajmëruar disa herë fqinjët për ta larguar kafshën, por debati kishte degraduar.

Në dëshminë e tij, Osma ka thënë se synonte të qëllonte qenin, por plumbat përfunduan duke goditur pronarët e tij.

Pas ngjarjes, ai ishte fshehur, ndërsa zona u rrethua nga forcat e shumta të Policisë, përfshirë forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Pas disa orësh ndjekje dhe kërkimesh, autori është vetëdorëzuar pranë efektivëve.

aaaaa