Shqipëri: Dita e Shën Valentini përfundon në tragjedi - E reja humb jetën në aksident, në gjendje të rëndë i fejuari - Gazeta Express
string(112) "shqiperi-dita-e-shen-valentini-perfundon-ne-tragjedi-e-reja-humb-jeten-ne-aksident-ne-gjendje-te-rende-i-fejuari"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2025 19:32

Shqipëri: Dita e Shën Valentini përfundon në tragjedi – E reja humb jetën në aksident, në gjendje të rëndë i fejuari

Lajme

Gazeta Express

15/02/2025 19:32

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj.

Nga përplasja ndërroi jetë 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.

Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement