string(62) "shqiperi-dalja-ne-zgjedhje-deri-ne-oren-1200-rreth-22-per-qind"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 13:09

Shqipëri: Dalja në zgjedhje deri në orën 12:00, rreth 22 për qind

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 13:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri thotë se procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht dhe se dalja në votime deri në orën 12:00 është 22.61 për qind.

Kjo është një rënie prej krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, kur dalja në votime në kohën e njëjtë ishte 27.24 për qind.

Në këto zgjedhje – ku për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët në mërgim – përballen kryeministrin në largim, Edi Rama, dhe kundërshtari i tij i përbetuar Sali Berisha, një politikan i djathtist që kryeson një aleancë të partive opozitare.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në një konferencë për shtyp se procesi i votimit ka filluar normalisht dhe po vijon po ashtu normalisht, pavarësisht disa problematikave të izoluara, raporton Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH).

“Në total procesi mund të vlerësohet që ka filluar normalisht dhe po vijon normalisht. Ka një raportim ku pretendohet për intimidim të votuesve. Ka raportime mbi prezencë të kandidatëve për deputetë pranë qendrave të votimit dhe adresuam një thirrje publike. Kandidatët për deputetë nuk mund të jenë vëzhgues në qendrat e votimit. Sa i përket votimit elektronik, raportimet tregojnë se procesi është duke vijuar normalisht”, tha Celibashi.

Qytetarët e Shqipërisë, vend me 2.8 milionë banorë, do t’i zgjedhin 140 deputetë për një mandat katërvjeçar, duke zgjedhur nga 2.046 kandidatët që përfaqësojnë 11 grupe politike, përfshirë tri koalicione.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë rreth 3.7 milionë votues të regjistruar, përfshirë ata nga diaspora.

Zgjedhjet e këtij viti shihen si vendimtare për të matur zhvillimin demokratik të vendit dhe për ta përcaktuar synimin e madh për një të ardhme evropiane. /REL