Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve - Gazeta Express
string(96) "shqipe-hysenaj-kam-degjuar-qe-parashqevi-simaku-u-merrte-burrat-te-tjerave-prandaj-mbeti-rrugeve"

Rozë

Gazeta Express

30/09/2025 7:09

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

Rozë

Gazeta Express

30/09/2025 7:09

Në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka bërë një deklaratë që ka habitur publikun duke përmendur këngëtaren Parashqevi Simaku.

Ajo tregoi se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte dëgjuar thashetheme të forta për jetën private të artistes.

@topalbania_radio

Trondit Shqipe Hysenaj: "Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve!"

♬ original sound – Top Albania Radio

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave”, tha ajo.

“Mendova që ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më”, u shpreh tutje.

Tregoi se në rrethin muzikor dhe shoqëror, Simaku dikur ishte e mirëpritur, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.

“Shqiptarët e Amerikës flasin shumë me njëri-tjetrin, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë”.

Duke e komentuar më tej, theksoi se për të ishte e vështirë të dëgjonte diçka të tillë.

Deklaratat e saj kanë bërë bujë pasi Simaku mbetet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. /Telegrafi